Bejtush Gashi priti në takim ambasadoren e Holandës Gerrie Willems NULL NULL 12.07.2018 16:07 12.07.2018 16:07 Ministri i Punëve të Brendshme,Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems. Gjatë këtij takimi ministri Gashi falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në këtë takim theks i veçant iu vu angazhimeve të Minitrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë, në plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarsimin e Kosovës në Bashkimin Eupropian. Gashi tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe me këtë rast kërkoi nga amabasadorja Willems, që Holanda të ndihmojë në përshpejtimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Willems shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke theksuar se shteti i saj do të përkrahë Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 12 orë më parë