Historia e popullit çerkez në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 02.07.2018 09:32 02.07.2018 09:32 Populli i shtypur që para më shumë se dy shekujsh u detyrua të braktisë vendlindjen. Lufta në mes Rusisë dhe Çirkezisë së atëhershme bëri që shumë familje t’ia mësyjnë Ballkanit, ku përfshihen edhe trojet shqiptare. Udhëtimi dhe vuajtjet përgjatë rrugës ishin aq të mëdha sa që arritja e tyre në Kosovë zgjati rreth dy dekada. Në Kosovë njihen si çerkezët. Thuhet që në viset shqiptare u dyndën rreth 40 mijë çerkezë, të cilët u vendosën në vendbanime të ndryshme nga Perandoria Osmane. Ata shquhen për trimëri dhe që vështirë dorëzohen në rast lufte. Historia e tyre në lufta shekullore kundër Rusisë tregon se janë mjeshtër të zotë në përpunimin e metalit për krijimin e armëve. Rrëfim nga Ardian Gaxherri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.