Matura me ligj të vjetër NULL NULL 08.05.2015 13:05 08.05.2015 13:05 Provimi i Maturës Shtetërore do të organizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjin në fuqi. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se këtë vit Provimi i Maturës Shtetërore do të organizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjin që veç është në fuqi. Në komunikatën dërguar medieve thuhet se çdo kandidat që i nënshtrohet Provimit të Maturës Shtetërore, duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50% nga rezultati i përgjithshëm i arritshmëris së pikëve të provimit, që të shpallet i diplomuar i shkollës së mesme të lartë dhe të arrijë kushtin e përgjithshëm për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm. MAShT, u ka bërë thirrje të gjitha Drejtorive Komunale të Arsimit, personelit arsimor të shkollave të mesme të larta dhe maturantëve që të ndërmarrin të gjitha përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore, i caktuar të mbahet në afatin e Qershorit. “Kandidatit që kalon Provimin e Maturës Shtetërore i jepet diploma për kryerjen e shkollës së mesme të lartë, ndërsa kandidatit që nuk arrin rezultatin e kalueshmërisë shpallet përsëritës i provimit të maturës”, thuhet në komunikatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë