Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor

NULL NULL
08.05.2015 12:13
Ekspozita “Muaji i Prishtinës në Beograd”, fton artistët për pjesëmarrje

“Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor”, organizon dy ekspozita në Beograd, nëpërmjet të cilës do të dërgohen artistët shqiptarë në këtë ngjarje kulturore me qëllim të bashkëpunimit ndërkulturor në mes artistëve të Kosovës dhe të Serbisë. Sipas kësaj organizate mësohet se ekspozita e parë do të jetë prej 9 deri më 15, qershor të këtij viti, kurse ajo e dyta prej 18 deri më 25 qershor, që të dyja në Beograd.

Ideja është që pjesëmarrësve në këto dy ekspozita gjashtë ditore të ju ofrohet mundësia për të shfaqur punën e tyre, si dhe për të diskutuar për temat në vijim: kultura e të drejtave të njeriut, multikultularizmi, zgjedhje e konflikteve përmes artit dhe kulturës popullore, arti si mjet për ndryshimet në shoqëri, kultura e rezistencë dhe të tjera.

“Serbija dhe Kosova: kultura pa kufi”, është një program i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, që implementohet në bashkëpunim me Qendrën Liberale Demokrate me bazë në Prishtinë. Programi financohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.