Shpresa Rama: Xhafer Tahiri nuk i realizoi premtimet për ujë dhe transparencë, por mirë që bën “selfie” (VIDEO) NULL NULL 28.05.2018 19:10 28.05.2018 19:10 Ish-Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, që vjen nga PDK-ja, ka folur për qeverisjen e Xhafer Tahirit që i takon LDK-së. “Nga 108 projekte sa kemi lënë të planifikuara, më duket se vetëm në 8 kanë nisur procedurat”. “Në tremujorin e parë, Tahiri premtoi ujë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë – por, ujë nuk kemi”. “Qendra Rinore është gati, për një trafo nuk po e hapë. Prej komunalive të shërbimeve publike ka mundur ta blejë atë trafo për 6-7 mijë euro dhe ta japë atë objekt për shërbim të të rinjve”. Shpresa Rama në Info Magazine të Klan Kosovës ka përmendur edhe shumë projekte në fushën e kulturës për të cilat ka pohuar se kanë qenë gati, por ende nuk kanë nisur as procedurat tenderuese. Mes shumë kritikave për kryetarin aktual të Komunës së Vushtrrisë, ajo ka përmendur edhe disa veti që ajo i ka cilësuar pozitive. “Është i ri, më pëlqen afërsia me qytetarët. Më pëlqen që bën ‘selfie’, pse jo? Është shumë i afërt me qytetarët”. “Ka vizituar Suedinë 2-3 herë dhe kjo është pozitive, sepse në një formë po e përfaqëson edhe qytetin”. Rama ka folur edhe për transparencën e Kryetarit të Vushtrrisë, por sipas saj, Tahiri e kishte premtuar, mirëpo nuk po e realizon. “Kam një vërejtje dhe kërkesë për kryetarin. Ai thotë se është transparent. Nuk është transparent me paraqitjen e shpenzimeve mujore – paraqet 30-60 euro shpenzime”. “Çka për udhëtimin Vushtrri-Prishtinë. Nëse llogarisim 10 euro naftë për 31 ditë, sepse kryetari duhet të jetë çdo ditë në komunë, atëherë kjo i bie 310 euro shpenzime”. “Nëse drejtorët komunalë kanë pasur 40 euro mbushje për telefon, kryetari sigurisht i ka mbi 100 euro mbushje”. Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 37 minuta më parë