Shpresa Rama: Xhafer Tahiri e ka dhënë besën e shqiptarit se nuk do ta rrënojë Shtëpinë e Kulturës NULL NULL 28.05.2018 18:49 28.05.2018 18:49 Ish drejtoresha e kulturës në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, ka thënë se kryetari i tanishëm Xhafer Tahiri nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në fushatë për mosrrënim të Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet. “Kryetari ka premtuar që këtë objekt nuk do ta rrëzojë, do ta fusë në mbrojtje dhe do ta konservojë”. “Nuk e ka mbajtur premtimin”. “Nëse është votuar me shumicë, qytetarët e presin realizimin e premtimeve të dhëna”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova. “Në faqen e komunës, kryetari e ka nxjerrë vendimin e Kuvendit Komunal për rrënim të pjesshëm. Sikur të isha në vendin e tij, publikisht premtoj se do ta ruaja dhe do ta konservoja këtë objekt”. “Tahiri e ka dhënë besën e shqiptarit që do ta bëjë një projekt të tillë”. Rama iu drejtua Tahirit me kritika të ashpra. “E ke dhënë premtimin publikisht se do të ndalet projekti ‘keqdashës’ i PDK-së. Gjashtë muaj prite dhe në fund e nënshkrove”. Ajo ka thënë se sikur PDK-ja të ishte duke udhëhequr me Vushtrrinë, nuk do të bëhej rrënimi i pjesshëm i Shtëpisë së Kulturës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 44 minuta më parë