Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidentja e dhuron fustanin

NULL NULL
08.05.2015 09:09
Presidentja e vendit, Atifiete Jahjaga sot do ta dhurojë një nga fustanet e saj me qëllim të përkrahjes së grave të dhunuara.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga të premten do ta dhurojë fustanin e parë në shenjë përkrahjeje ndaj të gjitha grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Nismën për grumbullimin e fustaneve e ka ndërmarrë, artistja shqiptare, Alketa Xhafa-Mripa të cilën e ka quajtur “Mendoj për ty”.

Xhafa-Mripa në një intervistë për Klan Kosovën bëri me dije se të gjitha fustanet që do të grumbullohen nga qytetarët e Kosovës, do të ekspozohen në stadiumin e kryeqytetit më 12 qershor.

Ajo tha se qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është që t`ju tregojnë grave të dhunuara se ato kanë vlera të njëjta sikurse çdo femër.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.