Tirana kujton Konushevcin NULL NULL 08.05.2015 08:50 08.05.2015 08:50 Sot , në Tiranë mbahet akademi përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së gjeneral Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës. Nën përkujdesjen e zyrës së kryeministrit të Kosovës, sot në Tiranë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Tiranë, mbahet akademi përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së gjeneral Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës. Kurse, homazhet pranë varrit të Ilirit bëhen pas përfundimit të akademisë në varrezat e Sharrës, pranë varrit të dëshmorit. Me këtë është paralajmëruar se në akademi do të marrin pjesë përfaqësues të jetës politike dhe ushtarake nga Kosova dhe Shqipëria. Konushevci dhe Mala që u vranë në pritë në Qafë Mali, teksa transportonin me kamion armë për UÇK-në. Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajazit dheHakif Zejnullahut. Ata kishin filluar fillet e para të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por edhe në zona të tjera të Kosovës. Konushevci u vra më 9 maj 1998 në një pritë të organizuar bashkë me mjekun nga Tropoja Hazir Mala. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 16 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 17 orë më parë