Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bale bëhet me djalë

NULL NULL
08.05.2018 19:02
"Jemi të lumtur të mirëpresim këtë mëngjes në familjen tonë një djalë. Alex Charles Bale 09.05.19", ka shkruar uellsiani në llogarinë e tij në Twitter

Gareth Bale është bërë baba për të tretën herë, pasi mëngjesin e të martës i lindi djali, Alex Charles Bale.

Anësori uellsian dhe bashkëshortja e tij Emma Rhys-Jones janë prindër edhe të dy vajzave, Alba Violet, pesë vjeç dhe Nava Valentina dyvjeçare.

Lajmin për lindjen e të birit Bale e ka dhënë përmes llogarisë së tij në Twitter, ku ka publikuar një fotografi të vogëlushit duke fjetur.

“Jemi të lumtur të mirëpresim këtë mëngjes në familjen tonë një djalë. Alex Charles Bale 09.05.19”, ka shkruar ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.