Torres: I kam sakrifikuar ëndrrat për të mirën e Atleticos NULL NULL 28.04.2018 16:16 28.04.2018 16:16 Fernando Torres ka njoftuar se do të largohet nga Atletico Madrid për herë të dytë në karrierën e tij. Por në një intervistë televizive së fundi, ai pohoi se i ka sakrifikuar ëndrrat e tij për klubin në të cilin kishte lindur dhe ku edhe ishte rritur. “Në një formë, ndjehem sikur gjithçka është e fokusuar në mua, dhe kjo ndoshta nuk është pozitive për rritjen e klubit, dhe është hera e parë që më duhet t’i sakrifikoj ëndrrat e mia dhe veten si futbollist, sepse vetëm desha që të jem këtu, për të mirën e Atleticos, dhe kjo është shumë më me rëndësi”, tha Torres në një intervistë me Jorge Valdanon në Universo Valdano të BeIN La Liga. “Jam lindur në Atletico, jam rritur në Atletico, dhe ky është fati im”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days