Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Holandezët mbulojnë gropat e Prishtinës

NULL NULL
07.05.2015 20:17

Në lagjen Velania ku gropat me pluhur i kishin mërzitur kohë të gjatë banorët, një aksion publik për t’ia tërhequr vëmendjen Komunës e bëri Ambasada Holandeze në Kosovë.

Punonjësit e Ambasadës Holandeze i përveshën mëngët e derdhën zhavorr para objektit ku punojnë, në shenjë revolte për rrugët e prishura. Aksionin e bëri publik ambasadori Robert Bosh.

Bosh, edhe në llogarinë e tij në twitter ka shkruar se zyrtarët e ambasadës po i riparojnë vetë rrugët publike. Kjo për shkak se ato janë në gjendje të keqe për shumë kohë.

Komuna e Prishtinës, aksionin simbolik të ambasadës nuk e sheh si kritikë. Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se janë në pritje të ujësjellësit t’i përfundojnë punimet, që komuna ta kryejë asfaltimin.

Gazetarja Arjeta Dragaj ka kontaktuar me Xhelosh Vatajn, udhëheqësin e ujësjellësit të Prishtinës, i cili ka thënë se rruga do të mund të rregullohej menjëherë por banorët kërkojnë punime shtesë.  Vataj tha se  ujësjellësi nuk ka mjete që të bëjë lidhjen e oborreve me rrugën siç po kërkojnë banorët.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.