Obama uron Netanjahun NULL NULL 07.05.2015 18:56 07.05.2015 18:56 Presidenti amerikan, Barack Obama uroi sot Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe koalicionin e ri, për formimin e qeverisë së re. “Presidenti Obama është shprehur i gatshëm për të punuar me kryeministrin izraelit, Netanjahu dhe qeverinë e re”, theksoi ekzekutivi amerikan në një komunikatë . Në komunikatë nuk u përmend asnjë bisedë telefonike mes dy krerëve, marrëdhëniet e të cilëve janë shumë të tendosura. Netanjahu sot gjatë ditës ka finalizuar formimin e një koalicioni qeverisës. Palestinezët e kanë cilësuar menjëherë si një qeveri të bashkimit për luftë dhe kundër paqes. Shtëpia e Bardhë kujtoi vendosmërinë e SHBA-së për një bashkëpunim të ngushtë me shtetin hebre në fushat ushtarake, të shërbimit sekret dhe sigurisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 5 days