Në Kosovë, 70 % e të rinjve të papunë NULL NULL 07.05.2015 18:37 07.05.2015 18:37 Përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit janë mbledhur këtë të enjte në Tiranë në një workshop ku kanë diskutuar për krijimin e punësimit dhe prosperitetit. Diskutimet në këtë seminar u fokusuan në krijimin e punësimit dhe zhvillimit ekonomik në vendet e rajonit që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Kjo konferencë ndërkombëtare është thirrur nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, zyra e Tiranës, dhe qëllimi është të kontribuojë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Vjenë midis datave 26 dhe 27 gusht. Përfaqësuesja e shoqërisë civile të Kosovës në këtë aktivitet, Bardha Ahmeti tha në Tiranë se gjatë seminarit është punuar për përgatitjen e disa rekomandimeve mbi çështjet më kyçe të secilit vend, siç është punësimi, investimet etj. Lidhur me Kosovën ajo tha se papunësia e të rinjve mbetet një problem akut, ku sipas statistikave, ndër 10 të rinj vetëm 3 janë të punësuar. “Në Kosovë për moshën deri në 30 vjeç papunësia shkon deri në 70 %, ku nga 10 të rinj 3 janë të punësuar. Pak a shumë e njëjta situatë tragjike është në të gjithë rajonit me spumatura në disa vende që kanë pasur investime më të mëdha në vitet e fundit, mirëpo realiteti është se papunësia sidomos tek të rinjtë mbetet jashtëzakonisht e lartë në të gjithë rajonin,” tha Ahmeti. Ahmeti ka thënë se kjo është njëra ndër arsyet pse të rinjt jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit po zgjedhin të largohen dhe të kërkojnë azil. Çështjet më të rëndësishme të Konferencës ishin edukimi i drejtuar drejt tregut të punës, zhvillimi i degëve më të rëndësishme ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja në vend dhe krijimi i markave vendase të cilat janë konkurruese në tregun Evropian. Punimet nga konferenca do ti prezantohen udhëheqësve politikë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Vjenë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 13 orë më parë