Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uta Ibrahimi përsëri në Himalaje

NULL NULL
04.04.2018 09:18

Alpinistja Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën e Everestit vitin e kaluar, sot udhëton për Himalaje, në tentim për të ngjitur maja të tjera, në kuadër të projektit të saj madhor për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë – 2 prej të cilave i ka ngjitur.

Maja Lhoste 8,516 metra, maja e 4-të më e larta në botë, do të jetë projekti i rradhës i Uta Ibrahimit. Por, pas përgatitjeve intenzive për muaj të tërë, Uta beson se në po këtë ekspeditë do të tentojë të ngjesë suksesshëm edhe një maje tjetër në mesin e majave 8000 metërshe, për  të cilën do të kemi më shumë informacione ditëve në vazhdim.

“Jam mirë fizikisht dhe psiqikisht. Gjithë këto muaj ushtrime intenzive, më japin besim që këtë herë do të provoj edhe një maje tjetër. Më duhet të shfrytëzoj çdo ditë deri në maksimum, që të ngjitem në sa më shumë maje, brenda afatit. Kjo për arsye se shpenzimet për këto ekspedita janë enorme dhe rastet si kjo janë të rralla”, – shprehet Uta Ibrahimi, deri sa kontrollon përgatitë teshat dhe pajisjet për ekspeditën që fillon nesër.

Kjo ekspeditë e Uta Ibrahimit u bë e mundur kryesisht falë përkrahjes financiare të donatorëve individualë, sponzorëve të ngushtë dhe njerëzve dashamirës e adhuresve të alpinizmit. Ndërkohë, institucionet edhe këtë herë kanë heshtur përballë kërkesave e projekteve të alpinistes.

“Jam mësuar me këto probleme. Madje, isha befasu në rast se institucionet vendore do të shpreheshin të gatshme për përkrahje. Por, njeri gjithmonë shpreson. Në fund të fundit, të gjtiha këto institucione i përfaqësoj kur jam në maje”, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.