Dy grabitje në Tiranë NULL NULL 07.05.2015 17:15 07.05.2015 17:15 Në kryeqyetin shqiptar janë shënuar dy grabitje brenda pak orësh. Grabitja e parë ka ndodhur në një dyqan interneti në Rrugën e Durrësit, ku nën kërcënimin e thikës u vodhën 5 milionë lekë. Pak më vonë dy persona të armatosur grabitën një taksist në “Urën e Beshirit”. Grabitësit përvec sendeve me vlerë dhe parave, i morën taksistit edhe makinën duke u larguar me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet për këto ngjarje, por deri më tani nuk ka persona të dyshuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 5 days