Fermerët e qumështit, në rrezik për ta humbur punën NULL NULL 07.05.2015 17:26 07.05.2015 17:26 40 mijë fermerë dhe përpunuesë të qumështit, sa edhe ka krijuar kjo industri që nga pas lufta, rrezikojnë të humbin vendin e tyre të punës nga produktet e importit të parregulluar të prodhimeve të qumështit me bazë bimore. Kështu u tha nga një numër i konsiderueshëm i tyre, në një konferencë të mbajtur për medie, të cilët paraqiten shqetësimin e tyre se po ka shumë problem dhe parregullsi në industrinë e qumështit. Përfaqësuesë të industrisë së qumështit ankohen se nëpër dogana kalon mall i pakontrolluar që përmban bazë bimore por shitet si djathë, krem, apo edhe qumësht përderisa ato produkte më shumë kanë vaj pallme se sa përbërje qumështi. Zyrtarët thonë se problemi nuk qëndron te kapaciteti përpunues por më shumë te mundësia e shitjes në një treg, i cili është sulmuar nga importet të cilat sipas shoqatës “70 për qind të tyre kanë përmbajtje të vajrave bimore”. Industria e qumështit punëson rreth 40 mijë persona nëpërmes 5000 fermave prej tyre 3000 komerciale dhe 30 qumështoreve të ndryshme anë e mbanë Kosovës. Fermerët dhe përpunuesit treguan se rreziqet kryesore janë: Konkurrenca e pa drejtë – jo lojale; Mungesa e ligjeve; Mos aplikimi i masave mbrojtëse; Dampingu; Importi ilegal. Ndërsa masat e kërkuara nga qeveria përfshijnë: Aplikimi i masave mbrojtëse; Rregullimi ligjor i importeve; Masat anti damping dhe kundër balancuese. Shoqata e përpunuesve të qumështit është duke kërkuar takim me kryeministrin për të diskutuar këto çështje mirëpo kjo është treguar e pasuksesshme. Këtë vit, Shoqata i ka dërguar letër personale kryeministrit, por Qeveria deri tash ka mbetur e heshtur rreth këtyre kërkesave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 13 orë më parë