Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Mitrovicës përfiton një autoambulancë dhe pajisje mjekësore nga Ambasada Japoneze

NULL NULL
20.03.2018 15:35

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me përfaqësues nga  Drejtoria për Shëndetësi dhe  drejtorin e QKMF-së, Vllaznim Hoti, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për projektet përfituese që financohen nga “Granti për Projektet Bazike për Siguri Njerëzore dhe Kulturë” të miratuara nga Qeveria e Japonisë.

Qeveria e Japonisë do të mbështesë dhe të financojë shtatë projekte, të cilat kapin vlerën e më shumë se 470 mijë euro dhe këto projekte kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik, media, të rinj, kulturë dhe sport.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe ambasadori i Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovën, Kiyoshi Koinuma.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar Qeverinë e Japonisë  e cila  përmes këtyre projekteve po kontribuon në përmirësimin e shërbimeve shëndetësorë dhe  zhvillimin ekonomikë të  Kosovës.

Komuna e Mitrovicës është përfituese e projektit për përmirësimin e shëndetit publik, një autoambulancë dhe  pajisje mjekësore për laboratorin e QKMF-së. Ky projekt arrin vlerën  mbi tetëdhjetëmijë euro, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.