Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëvendosje ia ndërpret fjalimin, me zhurma, ministres Hoxha

NULL NULL
16.03.2018 17:30

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ia kanë ndërprerë fjalimin ministres Dhurata Hoxha, e cila duke folur në Kuvend ka deklaruar se Kurti po e instrumentalizon çështjen e Astrit Deharit dhe se ai mund të jetë i ndikuar nga influenca ruse, njofton Klan Kosova.

Hoxha ka supozuar se Kurti është “i instrumentalizuar nga qarqet pro-ruse, që duan të sjellin destabilizim në skenën tonë”.

Ajo ka dashur ta vazhdojë fjalën, por deputetët e Vetëvendosjes e kanë ndaluar me zhurma duke mos lejuar që ajo të vazhdojë.

Dhurata Hoxha është ministre e Integrimit Europian, por në kohë kur Dehari vdiq, ajo ishte ministre e Drejtësisë.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.