Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj i gjithanshëm – njëkohësisht flet në Kuvend dhe shkruan në Facebook

NULL NULL
16.03.2018 13:11

Në momentin kur kryeministri Ramush Haradinaj po përgjigjet në pyetjet e deputetëve të Kuvendit, njëkohësisht në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar për mbledhjen e sotshme të Qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Në mbledhjen e Qeverisë u pajtuam që, së shpejti, të organizohet mbledhja e përbashkët e qeverive, të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë, si dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, për çka u patëm dakorduar me homologun tim Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij të frytshme në Prishtinë, në dhjetor të vitit të kaluar”, ky njoftim është dhënë në profilin e tij zyrtarë në Facebook, derisa ai ishte në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria miratoi tri vendime që kanë të bëjnë me sistemin tatimor”.

“Sot, po ashtu, kemi ndarë 120 mijë euro ndihmë për komunitetin egjiptian dhe numri i familjeve përfituese nga 792 rritet në 1340”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.