Grupi i ri parlamentar ulet pas deputetëve të Vetëvendosjes (FOTO) NULL NULL 15.03.2018 10:58 15.03.2018 10:58 Grupi i Deputetëve të Pavarur është grupi më i ri parlamentar që u zyrtarizua dje nga Kuvendi i Kosovës. Me largimin e 12 deputetëve nga Vetëvendosja dhe krijimin e këtij grupi të ri parlamentar, pa dyshim se ndryshon edhe radhitja e vendeve në sallën e Kuvendit, njofton Klan Kosova. Ashtu si është parë në seancën e sotme, Grupi i Deputetëve të Pavarur do të ulen pas deputetëve të Vetëvendosjes derisa këta të fundit qëndrojnë në fillim të ulëseve në anën e djathtë të Kuvendit. Me ndryshimet e fundit, ka ndryshuar edhe renditja e grupeve parlamentare për nga numri i deputetëve, duke bërë që Grupi Parlamentar i LDK-së të jetë i pari, e pas tij ai i PDK-së dhe i Vetëvendosjes i treti nga i pari që ishte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.