Plaçkitje në qytetin e filmave NULL NULL 07.05.2015 16:52 07.05.2015 16:52 Katër meshkuj të armatosur kanë vjedhur stoli në vlerë prej 17.5 milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në Kanë të Francës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se vjedhja ka zgjatur mes pesë dhe dhjetë minutash. Vetura e markës “Mercedes” të cilën e shfrytëzuan plaçkitësit është gjetur e djegur. Shëtitorja Kroazet njihet si njëra nga lokacionet më prestigjioze në Kanë dhe ka më shumë se 70 dyqane luksoze. Qyteti i Kanës karakterizohet me festivalin e filmit që mbledh figura të njohura publike fillon nga data 19 dhe zgjat deri me 24 maj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 5 days