Daçiq: Kosova ka dështuar të bëhet shtet, listën e njohjeve e ka të rreme NULL NULL 18.02.2018 11:50 18.02.2018 11:50 Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova nuk ka arrit që ta rrumbullakojë procesin e shtetbërjes. “Shteti i rremë i Kosovës ka dështuar të bëhet shtet sepse nuk është bërë anëtar i OKB-së, apo organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe kjo as që do të mund të bëhet pa marrëveshje me Serbinë”. “Procesi i çnjohjeve për Kosovën do të vazhdojë”, ka thënë shefi i diplomacisë së Serbisë për RTS, përcjell Klan Kosova. Daçiq ka thënë se shumica e vendeve që e kanë njohur Kosovën herët, atë e kanë bërë me udhëzim të vendeve perëndimore dhe arabe. “Kanë kaluar dhjetë vjet që prej njerëzit e shohin këtë shtet të rremë që ka dështuar ta përfundojë procesin e pavarësisë”. “Prishtina ka një listë kinse me 116 shtete që e kanë njohur, por ajo është e rreme, sepse disa kurrë as që e kanë njohur atë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike – s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes 6 minuta më parë
Kosova “E turpshme, s'do të heshtim”, veteranët reagojnë rreth Kuvendit dhe deklaratës së Kurtit për Thaçin e Veselin 7 minuta më parë
Kosova “Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët”, thotë Qalaj 12 minuta më parë