Suspendohet Bajraktari për 100 milionë NULL NULL 07.05.2015 13:45 07.05.2015 13:45 Drejtori i ujërave në Ministrinë e Mjedisit, Naser Bajraktari është suspenduar nga puna. Është suspenduar drejtori i ujërave në Ministrinë e Mjedisit, Naser Bajraktari. Suspendimi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vet Bajraktari i cili ka thënë që nuk i di arsyet e suspendimit, që sipas tij ka ndodhur në kohën kur ai ishte në pushim mjekësorë. “Kam dëgjuar që më kanë suspenduar, por, ende nuk e kam marr vendimin sepse jam në pushim mjekësorë”, ka thënë Bajraktari për Gazetën Fjala. Burime të gazetës bëjnë të ditur se suspendimi i tij erdhi si rezultat i hetimeve të bëra muaj më parë, pas raportimeve për mungesën e 100 milionë eurove në buxhetin e Ministrisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 16 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 31 minuta më parë