Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tarantino u përgjigjet akuzave të Thurman

NULL NULL
06.02.2018 17:48

Quentin Tarantino iu është përgjigjur supozimeve se gjoja e kishte detyruar aktoren Uma Thurman që të punojë në kushte të pasigurta gjatë xhirimeve të filmit “Kill Bill”.

Thurman e kishte akuzuar skenaristin dhe regjisorin e njohur për filmat e tij si Pulp Fiction, Reservoir Dogs, Death Proof dhe filmat e “Kill Bill”, duke thënë se e kishte ngacmuar gjatë xhirimeve, duke e bërë që ta vozisë një veturë të pasigurt që më pas ishte përplasur.

Ajo e kishte quajtur incidentin si “dehumanizim deri në vdekje”.

“Jam fajtor që e kam vënë në atë veturë, por jo në mënyrën se si thonë njerëzit që jam fajtor”, tha Tarantino për Deadline.

Ai pohoi se askush në ekipin filmik atë ditë nuk e kishte konsideruar atë vozitje si aksion të rrezikshëm.

“Ishte vetëm vozitje. Askush nga ne nuk e shihte si aksion të rrezikshëm. Ndoshta është dashur, por nuk e konsideruam. Jam i sigurt që kur më është thënë, i kam rrotulluar sytë dhe jam irrituar. Por jam i sigurt që nuk isha i zemëruar dhe i tërbuar”.

lajme të ngjashme