Të rinjtë vullnetar hapin një bibliotekë publike në Ferizaj NULL NULL 01.02.2018 14:33 01.02.2018 14:33 Të premten me 2 Shkurt, ora 13:00 në sheshin “Hyrë Emini” në Ferizaj do të bëhet hapja e një biblioteke publike, njofton Klan Kosova. Kjo bibliotekë do të hapet pas idesë vullnetare nga disa të rinj ferizajas për krijimin e një biblioteke të re në këtë qytet. Nxënës, qytetarë, autorë të librave kanë kontribuar në formimin e kësaj biblioteke, duke dhuruar libra, apo edhe të holla. Të gjithë dashamirët e librit mund të marrin libra falas që t’i lexojnë dhe pastaj sërish t’i kthejnë ato. klankosova.tv