Astrit Gashi: Shpend Ahmeti mund ta mbajë gjallë ose ta dëmtojë Vetëvendosjen NULL NULL 08.01.2018 19:01 08.01.2018 19:01 Analisti politik dhe themeluesi i gazetës “Blic”, Astrit Gashi duke komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë që Shpend Ahmeti është personi i cili mund t’a bashkojë apo ndajë Vetëvendosjen. “Unë mendoj që Shpend Ahmeti do të jetë figura kryesore se a do të ndahet apo jo Vetëvendojsa”, ka deklaruar Gashi në Info Magazine në Klan Kosova. Sipas analistit politik, Ahmeti është personi kyç që mund ta bëjë diferencën në këtë parti. “Ai është personi që mund ta mbajë gjallë Vetëvendosjen, por edhe mund ta dëmtojë atë”. Gashi më tej ka thënë se Ahmeti kohëve të fundit nuk është duke u prononcuar shumë dhe mund të jetë ky një shkak që Shpend Ahmeti i VV-së mund ta ndërrojë gjendjen në këtë parti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.