Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Egjipti mund ta tërheqë njohjen e Kosovës

NULL NULL
08.01.2018 09:16

Egjipti, një nga vendet me influencë të madhe në botën arabe mund ta tërheqë njohjen për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Kështu bëhet e ditur në një lajm të medias serbe Vecernje Novosti që i referohet deklarimeve të zyrtarëve serbë.

Lufta diplomatike e Serbisë në raport me Kosovë nuk është ndaluar asnjëherë. Serbia pos që vazhdon lobimin për mosnjohjen e Kosovës e ka zgjeruar atë edhe në influencimin e shteteve që tashmë e kanë njohur Kosovën që t’i tërheqin njohjet.

Sipas Novostit ndryshimi i udhëheqësve të Egjiptit ka sjellur edhe ndryshim të politikave ndërkombëtare dhe tani ky shtet do ta rishqyrtojë njohjen për Kosovën.

Arsye e tërheqjes së njohjes sipas të njëjtit artikull është edhe fakti se Egjipti e Kosova nuk kanë zhvilluar fare raporte diplomatike dhe marrëdhëniet i kanë në nivele tepër të ulëta.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.