Festë në familjen Ramadani pas lirimit të djemve të saj (VIDEO) NULL NULL 29.12.2017 22:38 29.12.2017 22:38 Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiçina janë falur nga presidenti, Hashim Thaçi. Ata kanë qenë të dënuar me nga 30 vjet burgim për vrasjen e Hamzë Hajrës dhe katër anëtarëve të familjes së tij në vitin 2001. Menjëherë pas faljes, që të tre janë larguar nga Burgu i Dubravës. Destinacion i parë i tyre, ishte Prekazi, dhe homazhet tek varrezat e familjes Jashari. Nga këtu, ata mësynë shtëpinë e tyre në Baincë të Drenasit, njofton Klan Kosova. Në oborrin e familje Ramadani, ishin grumbulluar një numër i madh i miqve të tyre. Vëllezërit Ramadani u përshëndetën dorë me dorë me të gjithë që po i prisnin në një atmoferë feste. Ata nuk deshën të flasin para kamerës, por ishte vëllau i tyre, Fatoni, ai që i tha Klan Kosovës se këtë falje e konsiderojnë vetëm ndërprerje të një krimi, pasi që vëllezërit e tij nuk janë autorë të vrasjes për të cilën janë dënuar. Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.