Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj: Për dialogun Kosovë-Serbi duhet koncenzus nacional

NULL NULL
19.12.2017 18:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se për dialogun Kosovë-Serbi, duhet të ketë koncenzus nacional.

Sipas Zemajt, krijimi i grupeve për të vazhduar procesin e dialogut, e kthen Kosovën në regres, duke e shfuqizuar rolin e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, njoftonKlan Kosova.

”Ne jemi sistem parlamentar me disa kompetenca që tash janë shtuar për presidentin e vendit”.

”Por, fuqia e partneritetit dhe e dialogut duhet të jetë aty ku është vendimmarrja sepse presidenti nuk është vendimmarrës”.

”Po proklamojmë për shtetësi se jemi të fuqishëm, krijimi këtyre grupeve neve na kthen në regres duke shfuqizuar rolin e Kuvendit të Kosoëvs dhe Qeverisë”.

”Ne duhet të harmonizojmë qëndrimet për mbikëqyrje parlamentare për Kuvend dhe Qeveri”.

”Nëse kërkohet formalisht edhe si autoritet që dialogu të vazhdojë nga Presidenti, atëherë pse jo të mos provohet. Po kërkojmë qasje institucionale e jo bajraktarizmi”.

”Po kërkojmë që funksionet kushtetuese të jenë në harmoni me kërkesat e parlamentit”, ka përfunduar Zemaj në Info Magazine, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.