Rihapet rasti i vrasjes së policit Shemsi Gashi NULL NULL 18.12.2017 13:49 18.12.2017 13:49 Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk ka shpallur aktgjykimin ndaj tetë të akuzuarve për vrasje dhe nxitje të vrasjes së policit, Shemsi Gashi. Kjo pasi që kryetarja e trupit gjykues, ka marrë aktvendim që ta rihapë këtë rast edhe një herë, njofton Klan Kosova. Arsye për këtë janë bërë disa deklarata të të akuzuarit për vrasje, Vesel Gjinovci, që ka dhënë në fjalë përfundimtare e që kanë krijuar paqartësi tek trupi gjykues. I njëjti e ka pranuar fajësinë për vrasje kohë më parë. Ndërkohë që seanca është zhvilluar pa praninë e të akuzuarve, pasi që njësia e transportit nuk ka pasur kushte që t’i sjellë në gjykatore të akuzuarit, ani pse kanë pase ftesë të rregullt. Seanca e radhës do të zhvillihet më 28 dhjetor. Tetë të akuzuarit janë Vesel Gjinovci, Kujtim Bejiqi, Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku. Klan Kosova kishte përgatitur një storie lidhur me këtë rast që kishte ndodhur më 25 mars të vitit 2015 të cilën e gjeni më poshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 11 orë më parë