Ndërron jetë aktori Blerim Peci (VIDEO) NULL NULL 09.12.2017 08:56 09.12.2017 08:56 Ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar Blerim Peci. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Fehmi Ferati, njofton Klan Kosova. “Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty”. “Rënd shumë e rëndë bre”! “Njoftojmë miqtë, shokët, familjarët e bashkëpunëtorët se Blerim Peci sot ndërroi jetë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. Ndryshe, Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend. Ai karrierën e pati nisur në emisionin “Show Meselation”. Ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik “Vikendi” i cili është transmetuar në televizionin publik. Më poshtë janë disa nga skeqet humoristike ku ka luajtur Peci. https://www.youtube.com/watch?v=UU5pJfr_vPw klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day