Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E gatuan ushqimin vetë, pasi stafi i restorantit po flinte (Foto)

NULL NULL
02.12.2017 10:13

Pas një nate duke pirë jashtë me shokët, rreth orës 3 të mëngjesit Alex Bowen-it ia kishte ënda të hante petulla amerikane. Kështu që para se të shkonte në shtëpi, ai u kthye në restorantin Waffle House.

Ushqimin e preferuar e shijoi, por i është dashur ta përgatiste vetë, meqë i gjithë stafi ishte në gjumë, transmeton Klan Kosova.

Alex shkoi në kuzhinë dhe ushqimin e bëri vetë. Gjatë kësaj kohë restoranti nuk pati vizita nga ndonjë konsumator tjetër. Pasi e përfundoi përgatitjen, ai së bashku me ushqimin u largua nga aty duke mos e zgjuar asnjë.

Për këtë eksperience ai bëri disa fotografi brenda restorantit dhe i postoi në Facebook, për çka menjëherë ka marrë pëlqime të shumta dhe mbi 1.000 shpërndarje të tyre. Alex po ashtu e pranoi se për këtë eksperiencë të tij ai duhet t’i falënderohet mikes së tij të vjetër “Vodka”, sepse përndryshe nuk do ta bënte një të tillë.

Ai e ka pranuar se atë ditë nuk e ka paguar ushqimin, por se është rikthyer një ditë tjetër dhe e kishte kryer obligimin.

Pas këtij incidenti, menaxheri i Waffle House i kishte kërkuar falje Alex-it, si dhe sipas këtij të fundit ai edhe i ka ofruar punë si Blerës Sekret.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.