iPad për më të moshuarit NULL NULL 06.05.2015 17:59 06.05.2015 17:59 Kompania e mirënjohur Apple po bashkëpunon me kompaninë IBM për krijimin e një iPad-i të veçantë për të moshuarit. Ky lloj i iPad-ëve do të kenë të instaluar mbi 100 aplikacione që do t’u vijnë në ndihmë të moshuarve. Aplikacionet e zhvilluara nga IBM janë krijuar që më të moshuarit të qasen më lehtë me shërbimet mjekësore, komunitetin dhe familjarët e tyre. Aplikacionet do të monitorojnë shëndetin e të moshuarve, do t’u kujtojnë atyre kohën e ilaçeve dhe takimet me doktorët, dhe do t’i lidhë ata me shërbimet mjekësore. Apple në të njejtën kohë po bashkëpunon me shoqatën japoneze të sigurisë, Japan Post, për të pajisur të moshuarit në këtë shtet me iPad. Japan Post do të fillojë me shpërndarjen e iPad-ve në gjysmën e dytë të këtij viti dhe deri në vitin 2020 pritet të jenë pajisur mbi 5 milionë të moshuar japonezë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.