Së shpejti caktohet vija kufitare me Malin e Zi NULL NULL 06.05.2015 17:19 06.05.2015 17:19 Punët rreth shënimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe të Malit të Zi, janë në përfundim e sipër. Së fundmi kryeministri, Isa Mustafa ka theksuar se Komisioni Kosovar Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi ka përfunduar punët, por sipas tij janë edhe disa çështje që kanë mbetur për t`u sqaruar me Komunën e Pejës dhe banorët e atyre tokave ku do të përcaktohet vija e përhershme kufitare, raporton Evropa e Lirë. Rreth shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, për disa kilometra kontestuese, ka pasur reagime dhe pakënaqësi nga pronaret e atyre tokave ku do të përcaktohet vija e përhershme kufitare. Ali Lajçi, kryetar i Komisionit Komunal për ketë çështje, i cili thotë se është emëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, konsideron se lidhur me punën e deritanishme për shënimin e vijës ndarëse të kufirit me Malin e Zi, janë bërë shkelje të mëdha. Ndërsa, , kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi,Murat Meha, tha për Radion Evropa e Lirë, se procesi për shënimin e vijës kufitare është duke shkuar pa problem. Sipas tij, kufiri i vitit 1974, shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe Pakoja e Ahtisarit, janë pjesë përbërëse e vendimmarrjes për vijën kufitare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025