Dardan Gashi uron zëvendësin e tij për marrjen e detyrës NULL NULL 01.11.2017 16:41 01.11.2017 16:41 Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, ka pritur sot në takim zëvendësin e tij të sapoemëruar në këtë detyrë Arian Daci, duke i uruar mirëseardhje. Gjatë takimit, Daci, i cili njëherësh u emërua si zëvendës i parë, u njoftua për së afërmi për proceset, në të cilat kjo ministri është e angazhuar, me fokus në tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe çështjen e kartonit të gjelbër. “Na presin shumë punë përpara dhe jam i kënaqur që do të jem në të njëjtin ekip me zv. kryeministrin Gashi, duke qenë i bindur se së bashku do të mund t’i avancojmë proceset e filluara në të mirë të bashkatdhetarëve dhe shtetit tonë”, tha ai, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 23 orë më parë