”Papuqe Gucci” nga Gjiko detyron Capital T ta fshijë projektin e tij (FOTO) NULL NULL 31.10.2017 13:59 31.10.2017 13:59 “Gucci” fjala që e dëgjuam ditëve të fundit në dy këngë, nga dy artistë të ndryshëm të muzikës rep në Kosovë. Ishte Capital T ai që solli këngën “Gucci” në versionin audio, pak javë më parë, por kjo gjë ndhodhi kur Gjiko zbuloi përmes rrjeteve sociale titullin e këngës, pothuajse në fillim të këtij muaji, njofton Klan Kosova. Por, tani ka vetem dy dite që kur u publikua “Papuqe Gucci”. Ndërsa, ajo çka bie ne sy, është se Capital T ka fshirë nga kanali i tij zyrtar në Youtube projektin e tij me po të njëjtin titull, teksa në anën tjetër Gjiko është shumë afër 1 milion klikimeve brenda 48 orëve, njofton Klan Kosova. Megjithatë a mund të jetë ”Papuqe Gucci” që Capital T të ketë bërë këtë veprim me projektin e tij pothaujse me titull të ngjashëm, mbetet të shihet! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Dashuria që nuk shuhet, prindërit e Anton Yelchinit vizitojnë varrin e tij pothuajse çdo ditë 19 orë më parë