Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri kërkon unitet mes partive shqiptare

NULL NULL
06.05.2015 16:33
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri gjatë qëndrimit të Tetovë ka thënë sse partitë politike shqiptare të Maqedonisë duhet të kenë unitet rreth çështjes nacionale.

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka thënë se partitë politike shqiptare të Maqedonisë duhet të kenë unitet rreth çështjes nacionale, respektivisht për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Këto komente ajo i bëri gjatë një ligjërate në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë ku foli për progresin dhe sfidat në shtetndërtimin e Kosovës, për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Maqedonisë, për nevojën e avancimit të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit.

Tahiri theksoi se Kosova udhëhiqet nga vizioni euro-atlantik dhe ka bërë përparime shumë të rëndësishme në procesin e ndërtimit të një shteti demokratik dhe funksional duke ndërmarrë reforma të gjithanshme evropiane me synim që të bëhet sa më shpejtë anëtare e BE-së, NATO-së, OKB-së dhe organizatave tjera relevante.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.