Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia injoron Perëndimin, dërgon ushtri në Moskë

NULL NULL
06.05.2015 16:01
Novi Sad 09. novembra 2012 - Vojnici na sveèanom obeležavanju Dana Prve brigade Kopnene vojske u kasarni "Jugovièevo". Sveèanosti su prisustvovali gradonaèelnik i predsednik Skupštine Novog Sada Miloš Vuèeviæ i Siniša Seviæ i delegacija Grada. FOTO TANJUG / JAROSLAV PAP / jp / mk
Forcat serbe janë ndër të rrallat nga Evropa që marrin pjesë në paradën e 9 Majit, të organizuar nga Rusia për të shënuar 70 vjetorin e fitores ndaj fashizmit.

Serbia do të marrë pjesë në paradën e 9 majit në Moskë, që mbahet për të shënuar ditën e fitores mbi fashizmin.

Por, vendimi për këtë, ka ngritur shumë dilema në Beograd.

Kjo pasi shumica e vendeve Perëndimore ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, me arsyetimin se Rusia, si pasardhëse e Bashkimit Sovjetik, po kërcënon paqen, me disa veprime të saj, në radhë të parë në Ukrainë.

Ministri i jashtëm serb, Iciva Dacic ka thënë se vendimi për të dërguar ushtrinë në Moskë, ishte i drejtë.

“Shtatëdhjetëvjetori i fitores ndaj fashizmit duhet të festohet në gjithë botën. Serbia ka obligime karshi viktimave të saja dhe kështu edhe do të sillet”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Daciq ka shtuar se bojkotimi i paradës nga shtetet perëndimore nuk është ndonjë porosi që i dërgohet Moskës, vec shprehje e realitetit dhe ndasisë në krejt botën, e jo vetëm në Ukrainë.

Ai ka bërë të ditur se personalisht do të përfaqësojë Serbinë në një ceremoni tjetër me rastin e ditës së fitores mbi fashizmin, e cila do të mbahet në Ukrainë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.