Vetëvendosje gënjeu, Frashër Krasniqi e dinte se përballë do ta kishte Milaim Zekën (VIDEO) NULL NULL 30.09.2017 09:06 30.09.2017 09:06 Klan Kosova mohon kategorikisht pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Frashër Krasniqi nuk e dinte se në debat përballë vetes do ta kishte Milaim Zekën, gjë që mund të vërtetohet përmes vet fjalëve të Krasniqit Lëvizja Vetëvendosje nuk e tha të vërtetën kur, në një reagim në llogarinë në Facebook, shkroi se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, nuk ishte i informuar “me kohë” kë do ta kishte përballë në Info Lokale të Klan Kosovës. Klan Kosova me bindje të plotë si dhe me argumenta konfirmon se edhe Krasniqi edhe Lëvizja Vetëvendosje ishin në dijeni të plotë, siç e kërkojnë standardet, se përballë tij do të ishte deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka. Përveç faktit se të gjithë moderatorët e Klan Kosovës e kanë obligim që t’i njoftojnë të ftuarit për ata me të cilët do të debatojnë, gjatë emisionit mund të dëgjohet vet deputeti Krasniqi tek i drejtohet kolegut të tij deputet, Milaim Zeka, me fjalët: “Po të kallxoj sinqerisht, arsyeja pse kam pranu me ardhë sot në debat, është veç me ti thanë do sene ty, për shkak se e ke degradu komplet institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Ndaj, Klan Kosova kërkon që të mos manipulohet me faktet dhe të vërtetën, si dhe të mos vihet në pikëpyetje niveli profesional i punës së institucionit për hir të agjendave që mund të kenë individë apo subjekte të caktuara politike. Më poshtë gjeni videon, që tregon qartë se Frashër Krasniqi ishte i vetëdijshëm se do të debatonte me Milaim Zekën, dhe njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që manipulon faktet dhe të vërtetën. REAGIMI I LËVIZJES VETËVENDOSJE: Është tepër e vështirë edhe të fillosh të debatosh me Milaim Zekën, pasi ai nuk flet me gjuhën e argumenteve, por me fyerjen dhe shpifjen e gjuhës së dhunës së pushtetit. Sot, Frashër Krasniqit iu bë e pamundur të diskutojë me Milaim Zekën në Klan Kosova për shkak të akuzave të rënda e shpifjeve nga më të ultat. Frashër Krasniqi dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk kanë qenë të njoftuara me kohë se kush do të ishte bashkëbiseduesi, sipas standardeve profesionale të cilat praktikohen gjatë organizimit të emisioneve të tilla të debateve TV. Prandaj është krejtësisht manipulative shpifja e fundit e Milaim Zekës, se Frashër Krasniqi ka vajtur në emision për t’u përleshur me të. Megjithatë, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhjen për atë që ka ndodhur në emision dhe i ben thirrje të gjithëve për qetësi e mendje të kthjellët. Nga ana tjetër, me të njëjtën gjuhë represive ka folur së fundmi për këtë ngjarje edhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhuna verbale e pushtetit në Kosovë ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë përherë pararendëse e dhunës përmes represionit policor. Ky lloj represioni është në frymën e çdo regjimi autoritar të cilit i janë lëkundur themelet njëherë e mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025