Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

25 vjet burgim për vrasjen e mikut

NULL NULL
25.09.2017 14:39

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  dënuar me dënim unik burgu në kohëzgjatje prej 25 vitesh një person për vrasjen e mikut të tij në vitin 2014 në Prishtinë.

E.J është shpallur fajtor sepse me datën.08.03.2014, rreth orës 20.45 min.,në rrugën “ShaipSpahija”( Mahalla e Muhaxherëve) në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje me  bashkëshorten e tij M.J, si dhe me vëllain e bashkëshortes tani të ndjerin B.K dhe pasi që nuk kishin  mundur të gjejnë një zgjidhje të duhur, i akuzuari kishte goditur tri herë me armë zjarri të ndjerin B.K,  ku si pasojë e këtyre goditjeve i njëjti kishte vdekur.

Siç bën të ditur kjo gjykatë, t akuzuarit E.J i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga dt.08.03.2014 dhe me aktvendim të veçantë të njëjtit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .

 

lajme të ngjashme