Partitë kosovare orientojnë mërgimtarët se kë ta votojnë në Gjermani (VIDEO) NULL NULL 23.09.2017 20:12 23.09.2017 20:12 Gjermania i drejtohet kutive të votimit të dielën për të zgjedhur kreun e shtetit. E kur kanë mbetur më pak se 24 orë para zgjedhjeve, mobilizimi për to ka kaluar kufijtë e shtetit gjerman. Janë partitë kosovare ato që kanë guxuar të orientojnë diasporën shqiptare në Gjermani, se ku duhet drejtuar votën, njofton Klan Kosova. E para e nisi Lëvizja Vetëvendosje. Një ditë më pas të njëjtën e bëri edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Në përkrahje të Merkel, e cila nesër pritet të votohet për herë të katërt për shefe të Gjermanisë, doli edhe zëvendëskryeministrat Behxhet Pacolli e Enver Hoxhaj. Kronikë nga Mejreme Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.