Milaim Zeka: Nuk e shava LDK-në NULL NULL 11.09.2017 18:08 11.09.2017 18:08 Deputeti i Nismës për Kosovë Milaim Zeka, në studion e Info Magazine në Klan Kosova, në lidhje me fjalorin që ka përdorur dje në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ndjehet krenar, njofton Klan Kosova. “Unë kam ardhë si deputet në Parlamentin e Kosovës, me votat e votuesve të mi vetëm për shkak të kësaj gjuhe, sepse jam shumë i drejtpërdrejt, jam njeri që guxoj ta them atë që e mendoj”. “Të gjithë ata që thonë e keni kthyer kokën kah Beogradi, e merituan. Unë fola për familjarët e mi të vrarë, i kam gjysmën e vrarë, e ata zgërdhiheshin sikur krokodila disa prej tyre jo të gjithë, atëherë unë s’kisha çfarë të them tjetër”. Ai shpjegoi se “ju e keni kthyer bythën kah Beogradi” (fjalët që ka përdorur Zeka dje në Kuvendin e Kosovës), nuk ishte sharje kundër deputetëve të LDK-së,. “Nuk ka qenë sharje kundër deputetëve të LDK-së, por për të gjithë ata që e lypin, duke përfshirë edhe deputetë të PAN-it. Pjesën që e kam thënë në kuvend jam shumë krenar çfarë kam thënë”. Zeka, dje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Opozita, ka thënë “Nëse ne e kemi kthyer kokën kah Beogradi, ju e keni kthyer bythën kah Beogradi”. Pas këtij fjalori, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ia ka ndërprerë fjalën, më pas e ka përjashtuar nga seanca. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë