Kështu duket sot vajza nga Vlora e cila është sulmuar me acid në fytyrë NULL NULL 30.08.2017 16:23 30.08.2017 16:23 Katër vjet pas sulmit barbar me acid në fytyrë, vajza nga Vlora e cila punonte si menaxhere e burimeve njerëzore në një “Call Center”, ka vendosur të shfaqë fytyrën në rrjetet sociale. Vilma Dule shkruan se sot ajo është më e fortë se kurrë, pavarësisht ngjarjes që i shpërfytyroi fytyrën, duke i rrezikuar seriozisht edhe shkimin. Më poshtë fotot dhe shënimi i saj. “4 vjet më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditjeje të rëndë. Nuk e mohoj, e kam menduar dhe vetë ndonjëherë këtë gjë. Por, sa herë që isha gati të dorëzohesha, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë dhe që nuk duhej ta ‘shpërdoroja’ duke u ankuar e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundrazi, duhej të luftoja për të ndryshuar pikërisht atë, rrjedhën e Fatit. Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes. Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë. Sot, jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet. Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj. Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trumpit në NATO, me këngën “Shtëpia e babës” 3 minuta më parë