Problemet e këmbëve që sinjalizojnë sëmundje të rënda NULL NULL 11.08.2017 23:00 11.08.2017 23:00 Puna e vështirë, kequshqyerja ose ndryshimi i presionit mund të shkaktojnë ndryshime në këmbët tuaja, transmeton Klan Kosova. Megjithatë, ka situata më serioze kur problemet e këmbëve tregojnë për çështje serioze shëndetësore. Zbuloni përmes shenjave të mëposhtme se në cilat raste gjendja e këmbëve tona mund të jetë një shenjë që ne duhet të vizitojmë një mjek. Problemet e veshkave Nëse veshkat nuk punojnë si duhet, lëngjet e tepërta dalin nga trupi me disa vështirësi. Kjo shkakton edemë. Nëse zona rreth syve tuaj është e fryrë ose ju ndjeni dhimbje që i ngjan një elektroshoke në disa nga gjymtyrët tuaja, kjo gjithashtu mund të jetë simptomë e një problemi të tillë. Infeksioni venoz i cili ndodh në kyçin e këmbës Tromboza Ënjtja e një ose të dy këmbëve mund të sinjalizojë trombozë të thellë venoze. Ky problem është shumë i rrezikshëm. Nëse mendoni se mund ta keni atë, menjëherë shkoni tek mjeku juaj.