Harrojeni aneminë me këtë lëng të shijshëm NULL NULL 31.07.2017 09:00 31.07.2017 09:00 Nëse keni probleme me mungesën e hekurit dhe rrjedhimisht aneminë, nuk duhet të kërkoni për medikamente të llojllojshme sepse ekziston një recetë natyrale për këtë. Përbërësit: 1 trangull i vogël 2 kivi Gjysmë filxhani ujë Gjysmë filxhani rrush (çfarëdo ngjyre) Gjysmë filxhani spinaq i freskët Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në një mikser dhe konsumojeni lëngun sa është i freskët në stomak të zbrazët. Ky kombinim i këtyre përbërësve është i pasur me fibra dhe antioksidantë që do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj të përgjithshëm, transmeton Klan Kosova. Vitamina C që përmban kivi ndihmon thithjen e hekurit nga spinaqi. Nëse konsumoni këtë pije rregullisht, kjo do të rrisë nivelin e hekurit në gjakun tuaj dhe do të forcojë sistemin tuaj imunitar. Nëse nuk keni kivi për momentin, ose jeni alergjik ndaj kivit ju mund të përdorni portokallin si një alternativë.