Fusnota e ngrirë NULL NULL 06.05.2015 08:27 06.05.2015 08:27 Kosova në konferenca rajonale e ndërkombëtare ende duhet të prezantohet me fusnotë. Kjo ka filluar t’i pengojë institucionet kosovare. Për këtë shkak Kosova refuzoi të marrë pjesë në një konferencë rajonale në Mal të Zi. Përdorimi i fusnotës në prezantimet jashtë të Kosovës tashmë ka filluar t’i pengojë edhe vetë organet institucionale të shtetit të ri, shkruan Zëri. Institucionet qeveritare kanë filluar t’i refuzojnë pjesëmarrjet në konferenca rajonale e ndërkombëtare, për shkak të fusnotës. Refuzimi i fundit që qeveria kosovare bëri, ka ndodhur këtë javë kur qeveritarët tanë kanë refuzuar në momentet e fundit pjesëmarrjen në një konferencë rajonale, që kishte të bënte me çështje të pushtetit lokal, organizuar nga OSBE-ja, në Budva të Malit të Zi. Në këtë konferencë ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila./Zëri *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025