Bahtiri: Së shpejti hiqet “Parku i Paqes” NULL NULL 06.05.2015 08:14 06.05.2015 08:14 Numri një i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se së shpejti pritet të hiqet “Parku i Paqes” mbi urën e lumit Ibër. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur optimist se shumë shpejt do të hiqet i ashtuquajturi “Parku i Paqes” mbi urën e lumit Ibër. Ai në një intervistë për “Epokën e re”, ka deklaruar se me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiqin, përpos heqjes së barrikadës, janë duke diskutuar edhe për kthimin e shqiptarëve në veri. Bahtiri ka vlerësuar se heqja e barrikadës do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ndërsa duke folur për premtimet elektorale, Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë ka arritur t’i ndalë korrupsionin, haraçin dhe kontrabandën. I pari i Mitrovicës poashtu ka bërë me dije se fabrika e parë e kërpudhave do të lëshohet për prodhim brenda dy muajve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025