Këshilla si të kaloni lehtësisht nxehtësinë e kësaj vere NULL NULL 08.07.2017 21:30 08.07.2017 21:30 Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore. Për të kaluar lehtësisht këta muaj vere të nxehtë, ju rekomandojmë që të ndiqni këto këshilla. -Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00). -Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. -Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. -Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. -Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV. -Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës. -Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.