Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSK mban “Ujkun Vigjilent – 2”

NULL NULL
22.06.2017 12:05

Kompania 2/A e  Batalionit të Dytë  të Brigadës për Reagim të Shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forcës  me kohëzgjatje prej tre muajsh nga  10 prilli deri me 21 qershor

Siç bëhet e ditur në një kumtesë të FSK-së, si përmbledhje e të gjitha fazave të  trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka  përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit  Fushor  48 orësh të koduar “UJKU VIGJILENT- 2”  në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj.

Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të (PUT) Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.