Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të Prishtinës?

NULL NULL
16.06.2017 14:14

Lumir Abdixhiku mund të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës dhe njeriu që do t’ia bëjë konkurrencën kryesore kryetarit aktual, Shpend Ahmeti.

Burime të Klan Kosovës brenda LDK-së thonë se tashmë pothuajse është vendosur që Abdixhiku të jetë kandidati i tyre për kryeqytetin në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Abdixhiku, që s’ka më shumë se tri javë që është bërë pjesë e politikës duke iu bashkuar LDK-së, tashmë veç ka ndjerë përkrahjen e votuesve pasi, sipas raportimeve të para, ai është një nga më të votuarit në listën e LDK-AKR-së për deputet.

Abdixhiku për një kohë të gjatë ka qenë kritik i madh i mënyrës së si zhvillohet politika në Kosovë.

Ai përmes analizave politike e shkrimeve ka qenë prezent në mediat e Kosovës dhe gjatë asaj kohe kishte fituar përkrahës të shumtë të cilët e mbështetën në zgjedhje duke i dhënë rreth 30.000 vota, sipas rezultateve preliminare.

Abdixhiku e as LDK ende s’kanë dalur me një njoftim zyrtar për kandidaturën për Prishtinën, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.